Erdogan ashpërson gjuhën me Mitsotakis: Mos më sfidoni!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan ashpërson gjuhën me Mitsotakis: Mos më sfidoni!

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ju kthye gjuhës së ashpër ndaj kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

 

Gjatë një fjalimi të mbajtur para anëtarëve të partisë së tij, Erdogan i kërkoi Mitsotakis që të njohë limitet dhe të mos e sfidojë.

 

Advertisement

“Unë bëra një deklaratë që ne mund të takohemi me Mitsotakis. Nëse jeni duke kërkuar paqe, atëherë mos më sfidoni. Ne thamë që kontaktet eksploruese duhet të fillojnë dhe ato filluan javën e kaluar në Stamboll dhe tani Mitsotakis është përsëri provokues. Ju uleni në tryezë dhe pastaj ngriheni dhe e lini takimin. Njihni kufijtë tuaj. Nëse nuk i njihni kufijtë tuaj, kjo do të thotë që keni shkelmuar tryezën.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy