Erdogan, BE-së: Merrni përgjegjësi për refugjatët afganë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan, BE-së: Merrni përgjegjësi për refugjatët afganë!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje udhëheqësve të Evropës të marrin përgjegjësi për refugjatët nga Afganistani.

 

“Turqia nuk ka ndërmend të bëhet njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë, përballë kaosit të vazhdueshëm”, tha ai.

 

Advertisement

Erdogan shtoi se Turqia mund të përfshihet në diskutime me një qeveri të udhëhequr nga talebanët në Afganistan, për axhendat e tyre të përbashkëta.

 

Qysh kur Afganistanin e morën në dorë talebanët, dhjetëra mijëra afganë janë përpjekur të evakuohen dhe një pjesë e mirë kanë kaluar në Turqi. Vendet e BE-së nuk janë treguar fort mikpritëse.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy