Ndërsa Turqia do të shkojë në balotazhin për zgjedhjen e presindentit të ri në fund të muajit, kandidati Rexhep Tajip Erdogan u zotua se do të shënojë një fitore të thellë.
REXHEP TAJIP ERDOGAN
AdvertisementPRESIDENT I TURQISE
“Ne e dhamë provën e parë të zgjedhjeve më kritike të vendit tone. Luftuam fort pa provokime, duke injoruar presionet, pa u trembur, pa u dorëzuar përballë vështirësive. Tani është koha që suksesin që arritëm më 14 maj ta kurorëzojmë me një fitore edhe më të madhe. Unë kam besim tek ju.”
Miliona votues iu drejtuan kutive të votimit të dielën për të zgjedhur presidentin e ri te vendit dhe anëtarët e parlamentit ku Aleanca Popullore e Erdoganit fitoi shumicën në parlament.
Por gara presidenciale do të shkojë në raundin e dytë të saj më 28 maj, pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të siguronte shumicën me mbi 50% të votave.
Në zgjedhjet e ardhshme do të përballen dy kandidatët që kryesuan votat e 14 majit, presidenti aktual Erdogan dhe kryetari i koalicionit opozitar të përbërë nga gjashtë parti, Kemal Kiliçdaroglu.
Kjo është hera e parë që Erdogan vijon betejën në një raund të dytë për të ruajtur pushtetin e tij edhe për një mandat të ardhshëm.
Pjesëmarrja zyrtare e këtyre zgjedhjeve arriti një rekord prej 88.9% përfshirë qytetarët brenda dhe jashtë vendit.