Erdogan krahason Izraelin me bëmat e Hitlerit: Hamasi nuk është organizatë terroriste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan krahason Izraelin me bëmat e Hitlerit: Hamasi nuk është organizatë terroriste

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një sulm të ashpër kundër Izraelit, ndërsa përsëriri mbështetjen për Hamasin.

Presidenti turk e paralelizoi aksionin e Hamasit “me atë të nacionalistëve turq të Qemal Ataturkut gjatë Luftës së Azisë së Vogël”, duke mohuar edhe një herë se Hamasi është një organizatë terroriste.

Presidenti turk theksoi: ” Edhe nëse mbetem i vetëm do të vazhdoj të mbështes përpjekjet palestineze dhe të jem zëri i popullit të shtypur palestinez. Le ta dëgjojë gjithë bota”.

“Ndërsa askush në botë nuk e tha haptas, ne dolëm dhe thamë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup rezistence. Nga platforma e Kombeve të Bashkuara, ne kemi treguar me harta sesi Izraeli ka marrë hap pas hapi tokat e Palestinës në 70 vitet e fundit. Në momentet më të vështira të vëllezërve tanë të pafajshëm palestinezë, ne mobilizuam të gjitha mjetet në dispozicion në të gjithë sektorët. Këtu e them shumë qartë dhe hapur se Hamasi është saktësisht i njëjtë me “Forcat Kombëtare” në Turqi gjatë “luftës kombëtare”. Sigurisht, ne e dimë se ka një çmim për atë që themi. E gjithë bota duhet ta dijë se ne nuk do të dorëzohemi para atentateve tuaja, tentativave për grusht shteti, sulmeve ekonomike dhe manipulimeve”, tha presidenti turk.

Advertisement

Presidenti turk e quajti Izraelin një shtet terrorist që kryen gjenocid. “Shteti terrorist i Izraelit ka kryer një gjenocid çnjerëzor si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori i 2023. Me mbështetjen e pakushtëzuar që merr nga Perëndimi, Izraeli kryen në mënyrë të pamatur një masakër që tashmë është shkruar në historinë e njerëzimit si turp”, tha Erdogan.

Duke përshkallëzuar sulmin e tij verbal ndaj Izraelit, presidenti turk tha më tej: “Ata vranë 14,000 fëmijë, ata tashmë e kanë tejkaluar Hitlerin . Ne do të mbrojmë pavarësinë e Palestinës në çdo rrethanë, pavarësisht atyre që nuk shohin vdekjen e 14 mijë fëmijëve të pafajshëm”.

Erdogan la të nënkuptojë gjithashtu se në të gjitha grushtet apo tentativat për grusht shteti që kanë ndodhur në Turqi që nga viti 1980 ka një gisht izraelit : “Mos harroni grushtin e shtetit të 12 shtatorit (në 1980)”./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy