Erdogan optimist për 2021: Do të jetë viti i reformave për Turqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan optimist për 2021: Do të jetë viti i reformave për Turqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehet se 2021 pritet të jetë viti i reformave dhe i rimëkëmbjes për Turqinë.

Lideri turk u shpreh gjatë ceremonisë së inaugurimit të një ure në lindje të Turqisë, se duhet të punohet më shumë, me qëllim që ta çojnë vendin në pikën ku ai meriton të jetë.

Po ashtu, ai nuk nguroi të vendosë theksin tek suksesi i reagimit të Turqisë ndaj pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjet e saj për të zbutur efektet ekonomike të krizës globale.

“Ne mobilizuam të gjitha burimet shtetërore për të mbrojtur shëndetin e kombit, si dhe vendet e punës dhe të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha Erdogan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy