Erdogan: Po plasi lufta në Ukrainë, Turqia do luftojë kundër Putinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan: Po plasi lufta në Ukrainë, Turqia do luftojë kundër Putinit

Presidenti turk, Rexhep Tajip vazhdon t`i mëshojë idesë se Rusia duhet të tregohet e mençur dhe të mos nisë një konflikt ushtarak në Ukrainë.

Por në rast se kjo ndodh, Erdogan, thonë mediat turke, pohoi se Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme si vend anëtar i NATO-s.

Në një intervistë për televizionin NTV, Erdogan theksoi se e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Ankara dhe se propozimi i tij për një të ashtquajtur “samit paqeje” është mirëpritur nga të dyja palët.

Erdogan është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Moska.

Advertisement

“Nuk ka asnjë mënyrë që Turqia të jetë OK me tensionet në Ukrainë”, ka thënë ai i cituar nga Daily Sabah.

“Ne duam paqe në rajonin tonë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për ulur tensionet në cdo mënyrë që të mundemi”, ka shtuar më tej kreu i shteti turk.

Erdogan u përpoq t`i shpjegonte Moskës se disa nga kërkesat e saj nuk janë të “bindëse”, ndërsa nënvizoi përkushtimin e Turqisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy