Erdogan pret Vuçiç në Ankara, ja për çfarë biseduan dy presidentët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan pret Vuçiç në Ankara, ja për çfarë biseduan dy presidentët

Një ditë pas takimit me kryeministrin Rama në Tiranë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan priti me një ceremoni madhështore homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara.

 

Stabiliteti në Ballkan dhe  situata e tensionuar në bosnjë dhe  hercegovinë ishte  një ndër çështjet që dy udheheqësit diskutuan. Presidenti turk, gjatë konferencës së përbashkët garantoi se Turqia do të angazhohet për të siguruar paqen në rajon.

 

Advertisement

“Biseduam për krizën në Bosnje dhe Hercegovinë. Mbështetja e Serbisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjes është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Është e nevojshme të punojmë të gjithë se bashku, komuniteti ndërkombëtar, për të kapërcyer krizën.Turqia do të bëjë gjithçka për të ulur tensionet në Ballkan. Pas zgjedhjeve të Serbisë, ndoshta do të zhvillojmë një takim bashkë me tre anëtaret e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës”, deklaroi Erdogan.

 

Edhe Vuçiç deklaroi se Serbia do të respektojë integritetin e Bosnjës për aq kohë sa do të vlerësohet edhe integriteti i Republikës Sërpska.

 

Advertisement

“I thashë Erdogan se Serbia do të respektojë integritetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, pasi besojmë që  është e rëndësishme të respektohet integriteti i Republikës Srpska brenda. Ne nuk do të devijojmë prej  marrëveshjes paqësore,  Marrëveshjes së Dejtonit, kjo është e vetmja politikë që mund të na garantojë ruajtjen e paqes”, tha Vuçiç.

 

Vizita e Vuçiç në Turqi vjen pas një ftese zyrtare nga Erdogan, ndërkohe qe dy vendet nënshkruan 4 marrëveshje për bashkëpunim në tregti, arsim dhe turizëm.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy