Erdogan “shtrin rrënjët” në Gjermani, krijon parti dhe fton miliona njerëz t’i bashkohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan “shtrin rrënjët” në Gjermani, krijon parti dhe fton miliona njerëz t’i bashkohen

Presidenti i Turqisë ka krijuar një parti politike për “njerëzit me rrënjë të huaja” në Gjermani, raporton Daily Mail.

Partia e re, e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA) dhe është krijuar zyrtarisht më 7 janar.

Partia është një degë e partisë AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj.

Por kjo ka shkaktuar reagime dhe shqetësime të menjëhershme nga partitë e tjera në Berlin.

Advertisement

Cem Özdemir, ministri i Bujqësisë i Gjermanisë, i cili ka një prejardhje turke, shkroi në X: Një degë e Erdoganit që kandidon për zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na duhet.

Ndërsa Jens Spahn, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore Kristian Demokrate (CDU), gjithashtu shkroi në X: Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend.

“Aktualisht po shohim partitë që shfaqen kudo dhe qëllimi dhe ushtrimi i tyre i vetëm është që përfundimisht ta copëtojnë Evropën nga brenda”, tha për Die Welt kandidatja kryesore liberale gjermane Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Partia e re pritet të drejtohet nga Teyfik Özcan./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy