Estonia bëhet gati për luftë me Rusinë, por fokusi është në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Estonia bëhet gati për luftë me Rusinë, por fokusi është në Ukrainë

Estonia e konsideron veten një shtet të vijës së parë përballë Rusisë, teksa rojet kufitare të saj shohin përtej lumit Narva dhe kështjellën e famshme Ivangorod. Përtej është Rusia, një fuqi agresive që ka treguar se ka qëllie ekspansioniste.

Ky shtet i vogël baltik, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, është i bindur se sapo të ndalojnë luftimet në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin do ta kthejë vëmendjen e tij drejt këtij rajoni, duke kërkuar të fisë vende si Estonia përsëri nën kontrollin e Moskës.

Për të ndihmuar në shmangien e kësaj mundësie, qeveria e Estonisë ka derdhur para dhe dërguar armë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës, duke dhuruar më shumë se 1% të PBB-së së saj për Kievin.

“Nëse çdo vend i NATO-s do ta bënte këtë,” thotë kryeministrja e çeliktë e Estonisë Kaja Kallas, “Ukraina do të fitonte”.

Advertisement

Por Ukraina nuk po fiton.

Pa artileri, municione, mbrojtje ajrore dhe mbi të gjitha, trupa, Ukraina po përpiqet të mbajë peshën e madhe të fuqisë së zjarrit ruse, bombave dhe sulmeve masive të këmbësorisë që shpesh janë edhe vetëvrasëse për shkak të mungesës së strategjisë.

BBC e pyeti kryeministren Kallas se cili është plani B i Estonisë nëse Ukraina e humb këtë luftë dhe pushtimi i Rusisë përfundimisht ka sukses.

“Ne nuk kemi plan B për një fitore ruse,” përgjigjet ajo, “sepse atëherë ne do të ndalonim së fokusuari në planin A” – duke ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtimin rus.

Advertisement

“Ne nuk duhet t’i dorëzohemi pesimizmit. Fitorja në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me territorin. Nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, edhe pa ndonjë territor, atëherë kjo është një fitore sepse ajo do të vendoset nën ombrellën e NATO-s.”

E lindur si shtetase sovjetike, nëna dhe gjyshja e Kaja Kallas u dëbuan me forcë në Siberi.

Tani 46 vjeçe dhe kryeministre që nga viti 2021, ajo është një nga lideret më të ashpër në NATO kur bëhet fjalë për zbutjen e ambicieve të Kremlinit në Evropë. Kjo ka frikësuar disa në Shtëpinë e Bardhë sipas të cilëve porrezikon të tërheqë Perëndimin në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.

Kërcënimi ekzistencial nga Rusia

Advertisement

Shumë estonezë janë gjithashtu më pak se të kënaqur me taksat që rriten për të paguar për kontributin e tyre në mbrojtjen e Ukrainës. Por Kaja Kallas dëshiron që Perëndimi të zgjohet me atë që ajo e sheh si një kërcënim ekzistencial nga një Rusi e re agresive.

“Rusia dëshiron të mbjellë frikë në shoqëritë tona,” na thotë ajo, e ulur në zyrën e kabinetit me pamje nga majat e larta dhe muret antike të kështjellës së qytetit të vjetër të Talinit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy