Europa përfshihet nga protestat, mijëra njerëz kundërshtojnë vaksinimin me detyrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa përfshihet nga protestat, mijëra njerëz kundërshtojnë vaksinimin me detyrim

Italia fqinje i është bashkuar shteteve më të mëdha evropiane në shtrëngimin e masave kufizuese përpara Krishtlindjes duke nxitur edhe më shumë protesta masive.

 

Në Torino, qytetarët shkaktuan rrëmujë kaotike teksa kundërshtuan me forcë pasaportën shëndetësore si dhe rregullat e tjera në fuqi.

 

Advertisement

Protestuesit paralajmëruan se do të bllokojnë qytetet më të mëdha të vendit nëse vazhdon vaksinimi i detyruar për të gjitha kategoritë e punëtorëve.

 

Demonstratat janë zgjeruar edhe në Austri dhe Gjermani. Qytetarët pushtuan rrugët e qyteteve kryesore ku nuk munguan edhe përplasjet me autoritetet.

 

Advertisement

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane kërkuan nga federata që të ashpërsojë rregullat e hyrjes në Gjermani për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron.

 

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Vjenë, nga kjo e hënë në vend mund të hyjnë vetëm qytetarët e vaksinuar me tre doza ose të shëruarit nga Coronavirusi. Kush nuk ka marrë vaksinën përforcuese duhet të paraqesë një test PCR, në të kundërt do ti nënshtrohen karantinës.

 

Advertisement

Nga ana tjetër Zvicra po i lehtëson masat, nga 20 dhjetori mjafton vetëm një test i shpejtë antigjen i kryer 24 orë më parë për të hyrë në vend. Të vaksinuarit e të shëruarit nuk kanë nevojë të bëjnë një test të ri të dytë pas katër osë shtatë ditësh. Rregullorja mbetet në fuqi për të pavaksinuarit.

 

Sakaq, Hollanda ka njoftuar se do të vendosë masën e izolimit gjatë Krishtlindjes për shkak të shqetësimeve lidhur me variantin e ri të koronavirusit.

 

Advertisement

Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri të paktën në mes të janarit. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”.

 

Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy