Falimentimi i bankave në SHBA; shqetësim mbi përhapjen e krizës edhe në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kolapsi i Bankës Silicon Valley, që përbën dështimin e dytë më të madh bankar në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka sjellë shqetësim edhe në Europë, ku banka të njohura po përballen me vështirësi.

Ekspertët vërejnë se rreziku më i madh i momentit, është përfshirja nga paniku i investitorëve dhe për pasojë, përshkallëzimi i krizës në zemër të Europës.

 

Ata heqin paralele me krizën financiare të 2008-ës dhe me mundësinë e përshkallëzimit të kësaj situate. Frika më e madhe është se kjo rënie, mund të rezultojë në një efekt domino, që rrëzon pjesë më të mëdha të tregut të aksioneve.

Advertisement

 

Si masë parandaluese, Banka Qendrore Europiane do të mblidhet sot, për të ndryshuar sërish normën bazë të interesit.

 

Ndërkohë në SHBA, bankierë të njohur besojnë se ai që kemi përballë tani, është një skenar i pasigurt.

Advertisement

 

Larry Fink, President i BlackRock, një grup që menaxhon fonde gjigande, ka bërë disa parashikime që shumëkujt i janë dukur shqetësuese dhe pesimiste. Fink sheh një krizë likuiditeti në horizont. Por, përveç kësaj, tregon edhe fajtorët për këtë. Më konkretisht, ai mendon se Rezerva Federale është shkaku i kësaj situate të vështirë për subjektet ekonomike.

 

Prej vitesh, tendenca e përgjithshme ka qenë vendosja e normave të ulëta të interesit, për të stimuluar kredinë. Sipas Fink, kjo do të thotë që mijëra investitorë kanë përfituar nga ulja e normës. Por tani, shumë fonde ekspozohen, veçanërisht në rast të një krize të re.

Advertisement

 

Megjithatë, manjati ka pranuar se sistemi bankar tani është shumë më solid se në vitin 2008. Por rreziku nuk ka kaluar dhe ai ka akuzuar “politikat fiskale dhe monetare jashtëzakonisht agresive” që, sipas tij, kanë kushtëzuar tregjet në vitet e fundit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy