Fauci qetëson qytetarët: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fauci qetëson qytetarët: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta

Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron.

“Deri  më tani, nuk ka një shkallë të lartë të ashpërsisë. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci për CNN.

Raportimet nga Afrika e Jugut, ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Advertisement

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy