FIFA dhe UEFA përjashtojnë Rusinë nga të gjitha kompeticionet e futbollit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FIFA dhe UEFA përjashtojnë Rusinë nga të gjitha kompeticionet e futbollit

FIFA dhe UEFA kanë pezulluar klubet dhe ekipet kombëtare ruse nga të gjitha kompeticionet.

Masa vjen pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri rekomandime të hënën që përfshinin ndalimin e sportistëve dhe ekipeve ruse nga garat ndërkombëtare, ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdonte.

Kjo do të thotë se skuadra ruse nuk do të luajë ndeshjen e tyre të play-off të Kupës së Botës muajin e ardhshëm.

“Pas vendimit të marrë nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ku u ndërmorrën disa masa, sot FIFA dhe UEFA kanë vendosur së bashku se skuadrat e Rusisë, në rang kombëtaresh apo klubesh, duhet të pezullojnë pjesëmarrjen në të gjitha kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s deri në një njoftim të dytë. Futbolli është për të bashkuar dhe në solidaritet të plotë me Ukrainën u ndërmorrën në një mbledhje urgjente. Të dy presidentët shpresojnë që situata në Ukrainë të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme dhe të shpejtë që futbolli të jetë sërish vector për unitet dhe për paqe mes njerëzve”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga të dyja institucionet e futbollit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy