Finlanda mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finlanda mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë

Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë, pasi Ankaraja mund t’i vë bllokadë kësaj të fundit.

 

Finlanda – e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë – dhe Suedia, kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, duke iu dhënë fund politikave disavjeçare për mospërfshirje ushtarake.

 

Advertisement

“Ne duhet të vlerësojmë situatën, nëse ka ndodhur diçka që në periudhë afatgjatë do ta parandalojë Suedinë kah ecja përpara”, ka thënë ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto për transmetuesin Yle.

 

Megjithatë, ai ka shtuar se është “shumë herët për të marrë qëndrime” dhe se aplikimi i përbashkët përbën “opsionin e parë”.

 

Advertisement

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, u ka thënë mediave të martën se ai është “në kontakt me Finlandën, për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh”.

Haavisto ka thënë më vonë, në një konferencë për media, se nuk dëshiron të “spekulojë” nëse Finlanda do të anëtarësohet e vetme, pasi “të dyja shtetet janë duke bërë përparim” dhe janë duke treguar përkushtim për anëtarësim të përbashkët.

 

Mirëpo, “natyrisht, diku në qoshe të mendjes, jemi duke menduar për botë të ndryshme ku disa shteteve do t’iu ndalohej përjetësisht anëtarësimi”, ka thënë ai.

Advertisement

 

Politikani danezo-suedez, i krahut të djathtë, Rasmus Paludan, i ka vënë flakën një kopjeje të Kuranit të shtunën, para Ambasadës së Turqisë në Stokholm, hap që ka zemëruar Ankaranë dhe shtetet myslimane në gjithë botën.

 

“Suedia nuk duhet të presë mbështetjen tonë për NATO”, ka thënë më pas presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Advertisement

 

Liderët suedezë kanë dënuar djegien e Kuranit, mirëpo e kanë mbrojtur të drejtën shtetërore për liri të shprehjes./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy