Finlanda në NATO pa Suedinë/ Anëtarësimi i përbashkët kundërshtohet nga Turqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finlanda në NATO pa Suedinë/ Anëtarësimi i përbashkët kundërshtohet nga Turqia

Finlanda do duhet që t’i bashkohet NATO-s pa Suedinë.” 

 

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm finlandez.

 

Advertisement

Deklarata e shefit te diplomacisë vjen pasi Turqia e bëri të qartë se nuk do të ketë një dritë jeshile për aplikimin e Suedisë, pas një proteste në të cilën u dogj një Kuran.

 

“Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet opsioni i parë, por ne padyshim duhet të vlerësojmë situatën, nëse diçka ka ndodhur që do të thotë se në planin afatgjatë Suedia nuk mund të ecë më përpara”, 

 

Advertisement

Megjithatë ministri i jashtëm i Finlandës shtoi se është ende shumë herët për të dalë në përfundime. Një ditë më parë, presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Ankarasë për anëtarësimin në NATO.

 

Gjatë një proteste të mbajtur në fundjavë përpara ambasadës turke në Stokholm u dogj libri i shenjtë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy