Finlanda nuk i trembet Rusisë/ Kryeministrja Marin: Do aplikojmë zyrtarisht, vendim historik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finlanda nuk i trembet Rusisë/ Kryeministrja Marin: Do aplikojmë zyrtarisht, vendim historik

Edhe pas kërcënimeve të vazhdueshme të Rusisë, Finlanda nuk frikësohet dhe vendos të aplikojë zyrtarisht në NATO.

 

Lajmin e kanë bërë të ditur president finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin në një konferencë për shtyp, duke e cilësuar këtë një vendim historik.

 

Advertisement

SANNA MARIN
KRYEMINISTRJA E FINLANDES
“Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO, pas konsultimeve me Parlamentin. Ky vendim i rëndësishëm është arritur në bashkëpunim të mirë midis qeverisë dhe presidentit të republikës. Kjo është një ditë historike. Është hapur një epokë e re.”

 

Parlamenti finlandez pritet që të mbështesë vendimin gjatë një seance në ditët në vijim, por një gjë e tillë konsiderohet formalitet pasi shumica e mbështet anëtarësimin në Aleancën Veriantlantike.

 

Advertisement

Një ditë më parë presidenti rus,Vladimir Putin nënvizoi se braktisja e neutralitetit ushtarak dhe bashkimi me bllokun do të ishte një “gabim”. Rusia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

 

Ky njoftim i Finlandës vjen teksa diplomatët e NATO-s janë mbledhur në Berlin për të diskutuar për mbështetjen e mëtejme për Ukrainën dhe për lëvizjet nga Finlanda dhe Suedia.

 

Advertisement

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka deklaruar se Gjermania ka përgatitur gjithçka për të bërë një proces të shpejtë ratifikimi, nëse Stokholmi dhe Helsinki aplikojnë për t’u anëtarësuar në NATO.

 

ANNALENA BAERBOCK
MINSTRE E JASHTME NE GJERMANI
“NATO ka qenë gjithmonë një aleancë për mbrojtjen. Ajo do të mbetet gjithmonë një aleancë për mbrojtjen. Këtë e kanë vërejtur veçanërisht miqtë tanë në Evropën Nordike, Suedi dhe Finlandë. Njerëzit nuk donin të anëtarësoheshin në NATO, por tani po shtyhen drejt kësaj aleance.”

 

Advertisement

E pranishme në këtë takim është edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e cila vuri në dukje rëndësinë e zgjerimit të NATO-s. Shefja e diplomacisë shqiptare tha se aleanca duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy