Fitojnë emigrantët/ Gjykata e Lartë britanike rrëzon vendimin për dërgimin e refugjatëve të paligjshëm në Afrikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitojnë emigrantët/ Gjykata e Lartë britanike rrëzon vendimin për dërgimin e refugjatëve të paligjshëm në Afrikë

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar e ka shpallur të paligjshëm planin shumë të kontestuar të qeveriase britanike, në kuadër të goditjes të emigracionit të parregullt, për transferimin e kuotave të azilkërkuesve në Ruanda te Afrikës për qëllime bindëse.

Kjo është një goditje e rëndë për qeverinë konservatore të kryeministrit Rishi Sunak dhe premtimin e tij për të ndaluar zbarkimet e refugjateve në brigjet angleze.

 

Kështu, pesë gjyqtarët suprem në mënyrë unanime refuzuan ankesën e paraqitur nga Ministria e Brendshme dhe konfirmuan vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit të Londrës, sipas të cilit Ruanda nuk mund të konsiderohet një vend i tretë i sigurt. Në fakt është e mundur që autoritetet angleze  t’i kthejnë emigrantët në vendin e tyre të origjinës nga ata erdhen: në këtë mënyrë plani i diskutueshëm shkel ligjet e të drejtave të njeriut, duke i lënë potencialisht njerëzit e dërguar në Ruandë të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Advertisement

Një disfatë e madhe kjo, jo vetëm për kryeministrin Sunak, por edhe për ish-ministren e Brendshme, Suella Braverman, te cilet si kampione të vijës së ashpër kundër imigracionit të paligjshëm prisnin që një ditë të shohim avionin e parë plot me azilkërkues që niset për në Afrikë.

Nga ana tjetër gëzohen shoqatat për mbrojtjen e refugjatëve, sipas të cilave është “fitore për njerëzimin”. /ANSA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy