“Azilkërkuesit të dërgohen në Ruanda”/ Gjykata e Apelit në Londër “rrëzon” qeverinë: Largimi është i paligjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Azilkërkuesit të dërgohen në Ruanda”/ Gjykata e Apelit në Londër “rrëzon” qeverinë: Largimi është i paligjshëm

Azilkërkuesit nuk do të dërgohen në Ruanda. Ky është vendimi që është marrë nga Gjykata e Apelit në Londër, e cila ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë britanike.

 

Gjyqtarët kanë vendosur që politika e propozuar nga qeveria nuk është e ligjshme, duke theskuar se Ruanda nuk është një vend i sigurt për azilkërkuesit.

 

Advertisement

Vendimi i Gjykatës së Lartë anulohet – dhe largimi i azilkërkuesve në Ruandë është i paligjshëm derisa të bëhen ndryshime në sistemin e azilit atje, vendos Gjykata e Apelit, shkruan BBC.

 

Një vit më parë Gjykata e Lartë në Londër mori vendim që të hyjë në fuqi plani i qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

 

Advertisement

Qeveria (britanike) ka bërë marrëveshje me qeverinë e Ruandës, të cilat synojnë të sigurojnë që kërkesat për azil të njerëzve të zhvendosur në Ruanda të përcaktohen siç duhet atje. Në ato rrethana, zhvendosja e azilkërkuesve në Ruandë është në përputhje me Konventën e Refugjatëve dhe me detyrimet statutore dhe të tjera ligjore të qeverisë, duke përfshirë detyrimin e vendosur nga Akti i të Drejtave të Njeriut 1998”, u shpreh gjykatësi.

 

Duke shpallur vendimin e gjykatës, gjyqtari Clive Lewis tha se ishte e ligjshme që Britania të bënte marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të dërguar azilkërkuesit në vend që kërkesat e tyre për azil të përcaktoheshin atje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy