Forcat ruse rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas dhe zëvëndësin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Forcat ruse rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas dhe zëvëndësin e tij

Kryetari i bashkisë së Skadovsk, një qytet-port në rajonin e Kherson të Ukrainës dhe zëvëndësi i tij janë rrëmbyer nga forcat ruse, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh dyshohet se janë rrëmbyer gjatë ditës së sotme.

Rusia ka pohuar se ka nën kontroll të gjithë rajonin e Kherson tani. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët ukrainas raportohet se janë rrëmbyer që nga fillimi i luftës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy