
Teksa numri i rasteve të reja po pësonte ulje në të gjithë botën, disa persona patën vështirësi të madhe që të shëroheshin.
Alex Castro nga Sandy, Oregon pas infektimit me koronavirus mezi hedh hapat dhe lëviz vetëm në dhomën e ndenjes. Pasojat e Covidit i ndikuan në zemër, mushkëri dhe veshka.
Ai u infektua me koronavirus para se të kishte vaksinë. Gruaja e tij tha se fillimisht nuk e morën seriozisht virusin dhe mendonin se ishte grip i zakonshëm. Castro qëndroi 299 ditë në spital, 108 prej këtyre ditëve i kaloi në kujdes intensiv.
Edhe pse periudha kritike ka kaluar, dhe babai 44-vjeçar ka dalë nga spitali, ai do të duhet të marrë mbështetje oksigjeni për gjithë jetën, transmeton “CBS”.
Advertisement
Advertisement