STUDIMI: Misteri i “Covid të zgjatur”, 1 në 3 persona vuan pasojat me muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Misteri i “Covid të zgjatur”, 1 në 3 persona vuan pasojat me muaj

Shumica e  personave që infektohen me COVID-19  kanë simptoma të zakonshme si ethe, kollë, probleme të frymëmarrjes dhe shërohen pas një ose dy javësh. Por disa njerëz, afërsisht 10-30% e personave që infektohen me COVID-19, vuajnë nga simptoma të vazhdueshme të njohura si “COVID i zgjatur”.

Pse disa njerëz shërohen shpejt, ndërsa disa të tjera kanë simptoma për muaj me radhë? Përgjigjja e kësaj pyetje është një nga sfidat kryesore për t’i dhënë fund pandemisë. Ndërsa nuk ka ende një përgjigje përfundimtare, ka disa teori kryesore sipas studiuesve në të gjithë botën, raporton abcnews.al

Çfarë është Covid i zgjatur?

Advertisement

Nuk ka një përkufizim të saktë  se çfarë është “Covid i zgjatur” sepse është një fenomen i ri. Shumica e cilësojnë një term për të përshkruar situatën kur njerëzit përjetojnë një sërë simptomash të vazhdueshme pas COVID-19.

Simptomat më të zakonshme  janë lodhja, gulçimi, dhimbja në gjoks, rrahjet e shpeshta të zemrës, dhimbja e kokës, dhimbjet e muskujve dhe pagjumësia.  Por mund të përfshijë gjithashtu simptoma të tjera si humbja e nuhatjes dhe shijes, depresionin dhe paaftësinë për të punuar dhe bashkëvepruar me shoqërinë.  Është sikur ka një proces që prek çdo pjesë të trupit të tyre.

Pavarësisht nga simptomat specifike, shumë pacientë janë të shqetësuar nga infeksioni së bashku me frikën dhe zhgënjimin se nuk po përmirësohen. Deri më tani nuk ekziston  ndonjë test specifik për të shpjeguar simptomat pas COVID. Kjo ka do të thotë që në shumicën e pacientëve, simptomat pas Covid-19 kanë të bëjnë ndoshta me një ndërveprim kompleks të proceseve fizike dhe psikologjike që kanë lindur pas inflamacionit të papritur të shkaktuar nga infeksioni.

Numri i personave që vuajnë nga “Covid i zgjatur”

Advertisement

Është shumë e vështirë të përcaktohet se cila pjesë e personave që infektohen me COVID kanë simptoma të vazhdueshme. Në këtë fazë nuk e dimë normën e saktë. Sipas një studimi 34% e pjesëmarrësve kishin simptoma edhe gjatë 45 javë pas diagnozës.

Por studimi është  bazuar në komunitet dhe nuk mat prevalencën e përgjithshme të  gjendjes shëndetësore në popullatën e gjerë. Të dhënat janë ende në shqyrtim dhe burime të ndryshme citojnë nivele të ndryshme. Varet se si studiuesit rekrutuan dhe studiuan pjesëmarrësit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 10% vuajnë nga Covid i zgjatur, ndërsa një studim nga Britania ka zbuluar se 30% vuajnë nga simptomat pas Covid . Përqindja e njerëzve të prekur ka të ngjarë të jetë e ndryshme më vende të ndryshme, raporton abcnews.al

Shumë mjekë ende nuk janë të vetëdijshëm për Covid-in e zgjatur. Nevojitet një “studim i plotë i popullsisë”  për të përcaktuar shkallën e përafërt. Kjo nënkupton një grup që kanë qenë të infektuar me COVID dhe shqyrtimin se sa prej tyre kanë simptoma pas Covid-19.

Advertisement

Si mund të trajtohet?

Të trajtosh Covid-in e zgjatur është një sfidë  duke qenë se nuk ka teste klinik për të përcaktuar nëse dikush vuan nga simptomat pas Covid dhe nuk ka ende një trajtim standard. Njerëzit me simptoma të lehta mund të mos kenë nevojë për trajtim, por  vetëm informacion.

Të tjerët me simptoma më të rënda ose të vazhdueshme kanë nevojë për më shumë. Duke ofruar kujdes klinik të mbështetur nga një ekip i koordinuar specialistësh, klinikat duhet t’i mundësojnë pacientëve të marrin kujdesin më të mirë në dispozicion pa barrën e konsultave të shumta të pavarura.

Këto klinika përdorin një qasje holistike dhe ndërtojnë njohuri për strategjitë më të mira për të trajtuar Covidin e zgjatur. Ato përfshijnë ekipe specialistësh si reumatologë, imunologë, fizioterapistë dhe në disa raste, psikologë dhe psikiatër.

Advertisement

Për shumicën e njerëzve, rezultatet janë pozitive. Pas nëntë muajsh, gjysma e pacientëve u janë rikthyer aktiviteteve normale. Sidoqoftë, ekziston një grup pacientësh përmirësimi i të cilëve është më i ngadaltë.

Është thelbësore që ata të pranojnë simptomat e vazhdueshme që kanë, dhe të marrin mbështetje nga familja e tyre, punëdhënësi dhe një ekip mjekësor.

Çfarë e shkakton COVID-in e zgjatur?

Ne nuk e dimë akoma pse disa njerëz  kanë simptoma pas Covid ndërsa të tjerët shërohen disa javë pasi janë infektuar. Covid i zgjatur mund të jetë pasojë e ngarkesës së sistemit imunitar të njerëzve  pas infeksionit.

Advertisement

Një e dhënë që mbështet këtë teori është se disa njerëz që vuajnë nga COVID i zgjatur thanë që simptomat e tyre përmirësohen dukshëm pas vaksinimit anti-Covid. Kjo tregon që simptomat e ndryshme të COVID të zgjatur janë të lidhura drejtpërdrejt me sistemin tonë imunitar, raporton abcnews.al

Ekziston mundësia që vaksina mund të ndihmojë sistemin tonë imunitar, duke aktivizuar qelizat imune si qelizat T. Një teori tjetër është se, personat që vuajnë nga Covid i zgjatur,  kanë një ” rezervuar viral ” i cili nuk dallohet në  testet diagnostikues.

Këto rezervuarë nuk janë infektivë por mund të aktivizojnë vazhdimisht sistemin imunitar. Një vaksinë mund të ndihmojë sistemin imunitar për të pastruar  virusin e mbetur. Nuk është e sigurt nëse një vaksine mund të jetë me efektivja për të eliminuar Covid-in e zgjatur por nuk ka asnjë provë që mund të ketë pasoja negative, raporton abcnews.al

Por në fakt nëse arrin të ndikojë të simptomat pas Covid ka të ngjarë të përmirësojë ndikimet në sistemin imunitar. Ose Covid i zgjatur mund të jetë një kombinim i të dyjave. Në fakt ka ende nevojë për më shumë hulumtime, pasi janë akoma në fazat e hershme.

Advertisement

Ende nuk ka trajtim, por personat  me simptoma të Covid të zgjatur kanë nevojë për mbështetje dhe të inkurajohen për tu vaksinuar. (abcnews.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy