FOTOT: Në gjurmët e mbretit të Epirit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej dy javësh, vëmendja e arkeologëve shqiptarë dhe italianë është zhvendosur në qytetin e gurtë jugor, në Gjirokastër.

Pas disa vitesh ndërprerjeje, në dy site arkeologjike, kanë nisur gërmimet e specialistëve.

Një bashkëpunim mes Universitetit italian të Macerat-ës (UniMc), nën drejtimin e Roberto Perna-s, dhe Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, me në krye Belisa Mukën, arkeologë dhe specialistë nga të dyja vendet po punojnë për të gjetur zbulime të reja.

Në një prononcim për Albanian Post, Muka ka shpjeguar se procesi i gërmimeve do të jetë “edhe për dy javë të tjera”.

Advertisement

Ajo thotë se gërmime po kryhen në Antigone, në dy sitet arkeologjike Hadrianopol dhe Paleokastër, në kuadër të projektit “Lugina e Drinosit”.

Hulumtimet financohen nga Programi i Kërkimeve Arkeologjike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe gëzojnë mbështetjen organizative të Bashkisë Gjirokastër dhe Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Gjirokastrës.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, ky projekt synon të aplikojë në Shqipëri modelin më të fundit të menaxhimit të Parqeve arkeologjike.

Ai ka gjetur aplikim në provincën e Macerat-ës, por tanimë do të gjejë shtrirje edhe në të gjithë zonën e Adriatikut.

Advertisement

Kjo duke filluar me Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Italinë dhe Shqipërinë.

Tanimë hulumtimet arkeologjikë do të kryhen nëpërmjet dronëve, skanerëve lazer dhe rindërtimeve 3D.

Gjatë ditës së parë të gërmimeve, profesori italian Perna, bëri me dije se gërmimet arkeologjike të këtij viti kanë nisur në tri hapësira: Palokastër, gërmimet gjeofizike në Hadrianopoli, dhe si risi e misionit të këtij viti janë gërmimet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë.

Antigonea u ndërtua në shekullin e III p.e.s. dhe “mbijetoi për rreth 150 vite”.

Advertisement

Emri dëshmon se ai duhet të jetë themeluar nga mbreti Pirro rreth vitit 290 p.e.s. për nder të gruas së tij Antigonesë, bija e mbretit Ptoleme të Egjiptit.

Një ekip nga Universiteti i Camerino, i drejtuar nga Antonio Schettino dhe i përfshirë në mision, po kryen hetime gjeofizike në Hadrianopolis, një qytet romak i studiuar nga tashmë nga UniMc që nga viti 2006.

Gjatë të njëjtës periudhë, arkeologët e UniMc, në bashkëpunim me profesorët Barbara Fidanza dhe Eleonora Cutrini, arkitektët Corrado Gamberoni dhe Ilenia Pierantoni, dhe me restauruesin Giuseppe Mantella do të vazhdojnë gjithashtu përpunimin e “Hartimit dhe zbatimit të Planeve të Menaxhimit” në këtë projekt.

Këtë vit kërkimet synojnë edhe identifikimin e teatrit.

Advertisement

Lugina e Drinos është vlerësuar nga specialistët si një nga mrekullitë arkeologjike të Shqipërisë, pasi aty ndodhen 15 kala e mbi dhjetë site.

Për këtë arsye, ajo është pjesë e UNESCO-s.

Gjetjet e reja do të hedhin dritë për disa periudha historike, duke e kthyer Luginën në një destinacion të rëndësishëm kulturor-turistik.(Albanianpost.com)

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy