FOTOT: Politikania ruse zhvishet në dëborë për ‘të inkurajuar’ publikun por e pëson keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Politikania ruse zhvishet në dëborë për ‘të inkurajuar’ publikun por e pëson keq

Anna Tereshkova, zëvendës-kryebashkiake e qytetit të Novosibirsk në Rusi është filmuar së fundmi duke rrëshkitur në dëborë vetëm me bikini, në një nga ditët më të ftohta të dimrit deri tani.

Politikania tentonte të nxiste publikun të “forcohej dhe të stërvitej për të ardhur në formë” por shfaqja e saj nuk është pritur mirë nga qytetarët të cilët tashmë e akuzojnë se “ka turpëruar” qytetin”.

Tereshkova kreu performancën e saj të guximshme në rrobabanje në temperaturë gati -20C.

Zv. kryebashkiakja më pas nxiste bashkëqytetarët e saj të bënin “banjë në dëborë”. Ajo vazhdonte më tej: “Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha avantazhet e Siberisë. Këtu kanë jetuar gjithmonë njerëz të shëndetshëm e të fortë. Siberianët kanë bërë ski edhe në temperatura  -20C apo më ftohtë.”

Advertisement

Ndjekësit e saj kanë mbushur postimin në Instagram me komente negative, duke i quajtur skenat “të neveritshme”.

“Ke gjetur një kënd të çuditshëm për kameran,” shkruante një prej tyre.

“Video të tilla nuk korrespondojnë me statusin tënd si politikane. Turp të kesh, dhe turp po na sjell në qytet”, shkruanin komentuesit.

Një tjetër shkruante: “Mësuese janë shkarkuar nga puna për imazhe të tilla, kurse zyrtarët drejtues të Novosibirsk lejohen. E neveritshme.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy