FOTOT: Protesta kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve në Holandë, policia ushtron dhunë mbi protestuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Protesta kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve në Holandë, policia ushtron dhunë mbi protestuesit

Qindra protestues kundër vaksinave të detyruara dhe izolimeve të koronavirusit u goditën mbrëmë me shkopa gome e pompa uji me presion teksa Holanda përgatitet për rikthim të kufizimeve. Demonstruesit dënonin masat e izolimit si “mjet kontrolli” dhe qëlluan me gurë e fishekzjarre ndaj policëve me veshje të rënda.

Këta të fundit mësynë disa herë për të shpërndarë me dhunë protestuesit në Hagë para minsitrisë së drejtësisë e sigurisë. Protesta nisi pak pasi kryeministri Mark Rutte dha aty një konferencë shtypi për të prezantuar rregullat e reja.

Në pamjet e shpërndara shiheshin protestues të rrëzuar përtokë me pankartat e tyre, pas reagimit të ashpër të policisë me ujë me presion drejtpërsëdrejti teksa ata brohorisnin.

Disa protestues lëshonin objekte  ndaj oficerëve madje dhe biçikleta dhe tabela trafiku. Ndërsa policët ndiqnin e godisnin protestuesit që largoheshin me shkopinj gome dhe mburojat e tyre. Gurë e fishkezjarre gjithashtu u lëshuan në demonstratën e dhunshme kundër masave të reja kufizuese të pandemisë, e cila refuzohej nga protestuesit si një “eksperiment i gënjeshtërt shypjeje e kontrolli”.

Advertisement

Shifrat zyrtarë në Holandë tregojnë për numër të ulët vdekjesh por rritje të infektimeve në 15 000 të premten.

Sipas rregullave të reja restorantet dhe dyqanet “jo-esenciale” do të mbyllen më herët për tre javë, si dhe do të ndalohen tifozët nga eventet madhore sportive. Urdhrat shkojnë dhe më tej duke thënë se në shtëpitë e tyre njerëzit nuk mund të presin më shumë se katër persona dhe për kompanitë rekomandohet puna nga shtëpia, përveç rasteve të paevitueshme.

Holanda kishte hequr shumicën e masave që prej shtatorit por bëhet vendi i parë që risjell kufizimet sivjet. Të tjera vende do të ndjekin shembullin e saj pasi BE ka thënë se “10 vende të bllokut po shkaktojnë shqetësim” mbi pandeminë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy