Dita e fundit e fushatës, partitë mbajtën tubimet përmbyllëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj. Fushata zgjedhore përfundon sot, ndërsa nga mesnata nis edhe heshtja zgjedhore.

Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha në ditën e fundit të fushatës.

LSDM dhe koalicioni “Për ardhmëri Evropiane” mbajti tubim në Strumicë. Kreu i kësaj partie. Dimitar Kovaçevski tha se të gjithë qytetarët që dalin për të votuar më 8 maj, do të duhet të kenë parasysh se vota për LSDM-në është votë për të nesërme dhe të ardhme më të mirë.

“Nëse ata vijnë në pushtet, mbani mend këto fjalë. Deri në vitin 2030 do t’i shihni, Malin e Zi dhe shtetet e tjera se si ulen në karriget e tyre në Bruksel, ndërsa e jona, përsëri me VMRO-në në pushtet, do të mbetet e zbrazët. Pastaj, do t’i fajësojnë qytetarët brenda, do t’i fajësojnë fqinjët jashtë dhe në fund do të jetë fajtore vetë BE-ja, siç ishte fajtore prej vitit 2006 deri në vitin 2017. Mi mbani mend fjalët, ka inçizim nga ky fjalim, do ta ridëgjojmë dhe rishikojmë shumë herë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Advertisement

Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të votojnë për opsionin që siç tha ai, do ta kthejë shtetin në duart e qytetarëve.

“Për dy ditë prej sot, të mërkurën, votohet. Për dy ditë qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes Maqedonisë së poshtëruar, plaçkitur e shkatërruar dhe Maqedonisë dinjitoze, Maqedonisë që ndërtohet dhe ku ligjet vlejnë për të gjithë njësoj. Prandaj prej këtu, prej Karbincit patriotik, bëj thirrje për kohezion, unitet, për unitet maqedonas, për unitetit shoqëror, për unitetit nacional. Të jemi krenarë dhe me unitet, ta kthejmë Maqedoninë në duart e qytetarëve. Ju ftoj të gjithëve të dilni dhe të votoni për numrin 2″, theksoi Dragan Kovaçki.

Fronti Evropian zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ku është folur lidhur me implementimin e programit të Odës në programin e frontit dhe qeverisë.

“Konstatuam bashkërisht që në aspekt të programit ekonomik shumë gjëra na bashkojnë me odën ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe natyrisht që ngelet që bashkërisht t’i implementojmë këto politika në të mirë të të mirës së përgjithshme, në të mirë të zhvillimit të vendit, në të mirë të hapjes dhe vazhdimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian dhe në të mirë të qytetarëve të këtij vendi”, tha Ziadin Sela.

Advertisement

Ndërsa Koalicioni VLEN sonte ka mbajtur tubimin përmbyllës në Tetovë. Prej atje, liderët e këtij koalicioni kërkuan mbështetjen e qytetarëve më 8 maj.

“E di që ju kemi lodhur edhe juve, pasi me leje e pa leje kemi trokitur në çdo derë, por mikpritja e juve ka qenë e jashtëzakonshme. Me thënë të vërtetën na keni shtuar përgjegjësinë edhe më shumë. Me besë premtoj se unë dhe ekipi i VLEN-it, kur ta bëjmë qeverinë tash së shpejti pas 2-3 ditëve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rahatohemi në kolltuqe. Kjo fushatë ishte një nevojë e paharrueshme”, u shpreh Arben Taravari nga Koalicioni VLEN./Telegrafi/

Dita e fundit e fushatës, partitë mbajtën tubimet përmbyllëse shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy