FOTOT: “Terminator-i”, arma sekrete e Vladimir Putin në rast lufte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: “Terminator-i”, arma sekrete e Vladimir Putin në rast lufte

Çdo ditë e më shumë, kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po shkon në drejtim të luftës. Ushtria e Ukrainës është e vendosur për të mbrojtur territorin, por pavarësisht dëshirës, është pas nëse krahasohet ushtarakisht me Rusinë.

Mes shumë armëve të Vladimir Putin, TGCom, veçon “Terminator”-in si armën sekrete të tij. Ky mjet ka shumë funksione dhe në rast lufte do të hapte shumë probleme për ushtrinë e Ukrainës apo të NATO-s.

Automjeti ushtarak i blinduar njihet edhe si “Ob’yekt 199” është përdorur kryesisht nga ushtria kazake, ndërsa në dy vitet e fundi tai është bërë pjesë edhe e ushtrisë Ruse, ku Moska e ka shfaqur atë në parade e stërvitje.

“Terminator”-i mund të kryejë detyra të shumta falë shpejtësisë dhe armatimeve që mund të mbajë, si granatahedhës, raketa dhe topa 30 mm. Po ashtu, ai mund të përdoret edhe si njësi mbështetëse për tanket. Ai ka qenë një nga mjetet kryesore ushtarake të përdorura nga ushtria ruse në stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë në kufij me Ukrainën.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy