FOTOT: Ukrainasit përgatiten për sulm të mundshëm nga Rusia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më pak se 500 metra larg separatistëve të përkrahur nga Rusia, një grup i ushtarëve ukrainas pret për një luftim që është i sigurt se do të vijë.

Në mënyrë të çuditshme, burrat janë krejt të relaksuar për këtë, sipas fotografit Timothy Fadek, i cili kaloi ca kohë me ushtarët në vijën e frontit, në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, shkruan CNN.

“Ata e kanë përqafuar pashmangshmërinë. Po flisja me njërin nga ushtarët dhe ai tha: Është e pashmangshme. Ne e kemi pranuar pashmangshmërinë e një sulmi”, tha fotografi.

Më pas, mes dy ushtarëve nisi një lloj grindjeje. Njëri tha: “Rusët nuk do të vijnë këndej kufirit, ata do të sulmojnë nga deti”, duke iu referuar Detit Azov. Një ushtar tjetër nuk u pajtua me këtë vlerësim dhe tha: “Jo, sulmi do të vijë nga Bjellorusia.

Advertisement

“Ata kanë hequr dorë nga vetja, por janë jashtëzakonisht të relaksuar. Nuk ka asnjë shenjë nervozizmi në fytyrat e tyre. Ata janë të gatshëm për të luftuar. Kanë qenë të gatshëm për shumë vjet. Nuk duan të luftojnë. I pyeta: A e dëshironi këtë luftë? Ata thonë: Natyrisht se jo”, shtoi fotografi.

Në Muratove, qytezë ukrainase rreth 20 minuta udhëtim me veturë larg vijave të frontit, njerëzit janë shumë më nervozë se ushtarët, tha fotografi Fadek. Por edhe ata duket se kanë hequr dorë nga fati i tyre.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy