Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas në gatishmëri për një sulm të mundshëm rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas në gatishmëri për një sulm të mundshëm rus

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton rreth grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas vazhdojnë të jenë në gatishmëri për një pushtim të mundshëm.

Pesëdhjetë e dy vjeçarja Mariana Zhaglo është nënë e tre fëmijëve. Ajo punon në marketing dhe jeton në Kiev. Mariana është gjithashtu rezerviste, e gatshme të luftojë për vendin e saj, nëse ushtarët rusë të grumbulluar në kufi pushtojnë Ukrainën.

“Tani jam ushtare dhe sigurisht, që duhet të ndjek urdhrat. Sido që të jetë urdhri, unë do ta ndjek. Nuk do të vras njerëz, por do të mbroj vendin tim”.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Kievi dëshiron të krijojë një forcë rezerviste me 130,000 njerëz.

Advertisement

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione në Ukrainë pas njoftimit të Presidentit Joe Biden për një dislokim të vogël të trupave në Evropën Lindore. Shtetet e Bashkuara po përballen me Rusinë për veprimet e saj përgjatë kufirit të Ukrainës në një takim që po zhvillohet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Këshilli i Sigurimit është i unifikuar. Zërat tanë janë të bashkuar në thirrjen që rusët të japin shpjegime. Ne shkojmë të përgatitur për t’i dëgjuar ata, por nuk do të shpërqendrohemi nga propaganda e tyre dhe do të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo dezinformimi që ata tentojnë të përhapin gjatë këtij takimi”, tha para takimin Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e Shteteve të Bashkuar në OKB.

Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se një sulm rus ndaj Ukrainës është i mundshëm, duke shtuar se: “100,000 trupa nuk grumbullohen, nëse nuk ke synime për t’i përdorur”.

Në një konferencë shtypi në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se Kremlini dëshiron marrëdhënie “respekti të ndërsjellë” me Shtetet e Bashkuara, por theksoi atë që ai e quajti zgjerim të NATO-s drejt lindjes si shkak për shqetësimin rus.

Advertisement

Në Uashington, gjendja në kufirin e Ukrainës është bërë një moment i rrallë uniteti politik mes thirrjeve në rritje për të mbështetur Ukrainën.

“Amerika qëndron gjithmonë për lirinë. Ne jemi vendi që beson se vullneti i lirë i njerëzve duhet të respektohet, se ka rëndësi sovraniteti, se dinjiteti i popullit ukrainas ka rëndësi dhe kjo është ajo që ata duan. Integriteti i tyre territorial është në rrezik dhe bota e lirë duhet të qëndrojë pranë tyre”, tha senatori republikan Rob Portman.

Ndërkohë Ukraina vazhdon të marrë ndihma ushtarake nga vende te tjera, si raketat antitank të furnizuara nga Britania.

“Ne nuk duam të jemi pjesë e Bashkimit Sovjetik, e Perandorisë Ruse apo Federatës Ruse. Ne duam të jemi vend sovran. Ne jemi sovran dhe po luftojmë për pavarësinë tonë. Nëse Ukraina do të sulmohet përsëri nga Rusia, sigurisht që ata nuk do të ndalen në Ukrainë, por do të shkojnë më tej. Prandaj është në interesin e Evropës dhe të gjithë botës demokratike, që të na ndihmojnë të mbrohemi, por edhe të tregojmë se sundimi I ligjit ndërkombëtar ende funksionon”.

Advertisement

Vendet e NATO-s vazhdojnë të dërgojnë mbështetje materiale, ndërsa shefi i NATO-s ka përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë në rast të një pushtimi. Perëndimi ka përjashtuar kërkesën e Rusisë që NATO të premtojë se kurrë nuk do të lejojë Ukrainën të bashkohet me aleancën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy