Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së

Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në Gazë.

 

Yahya Sinwar është bërë udhëheqësi i fundit i grupit që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i cili është shtuar në listën e sanksioneve franceze, sipas një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare të Francës.

 

Advertisement

Më 13 nëntor, Franca ka vënë sanksione në nivel kombëtar edhe ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa.

 

Franca, po ashtu, po punon me partnerët për të vënë sanksione ndaj figurave të grupit radikal palestinez dhe ndaj rrjetit financues të tij në nivel të Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë, raporton Reuters.

 

Advertisement

Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.

 

Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

 

Advertisement

Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy