Frikë dhe panik në Liban, droni izraelit godet makinën, humbin jetën 2 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë dhe panik në Liban, droni izraelit godet makinën, humbin jetën 2 persona

Një dron izraelit me dron i ka marrë jetën dy personave në Liban këtë të mërkurë. Mediat e huaja raportojnë se forcat izraelite kanë goditur me dron një makinë  jashtë kampit palestinez në Rashidyi,  jug të Libanit.

Si pasojë e sulmit me dron humbën jetën dy persona. Ndërkohë mediat lokale në Liban kanë publikuar pamje nga shpërthimi

Burime për Reuters bëjnë me dije se një nga dy viktimat është shoferi i automjetit që u sulimua, anëtar i grupit të Hamasit që jetonte në kampin palestinez në jug të Libanit. Bëhet fjalë për Hadi Mustafa. Sakq burimet për Reuters thanë se viktima nuk ka post të rëndëshëm në grupin e Hamasit.

Filimisht u raportua se viktimat që u vranë ndodheshin të dy në makinë. Por më pas burime nga Libani thanë se viktima e dytë nuk ndodhej në makinë, dhe se ishte një kalimtar rastësor në vendin ku ndodhi sulmi.

Viktima e dytë është një shtetas sirian që po kalonte me motoçikletën e tij, gjatë momentin të sulmit me dron./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy