Frikë nga ekstremizmi në SHBA/ Palët akuzojnë njëra-tjetrën për nxitje të akteve të dhunës 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Frikë nga ekstremizmi në SHBA/ Palët akuzojnë njëra-tjetrën për nxitje të akteve të dhunës 

Sulmi ndaj rezidencës së Nensi Pelosit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve nga i cili mbeti i lënduar bashkëshorti i saj, ka shtuar frikën për trazira të dhunshme në Shtetet e Bashkuara vetëm 2 javë para zgjedhjeve të pjeshme.

 

 

 

Advertisement

Autoritete amerikane kanë shpërndarë një buletin për organet ligjzbatuese për një rrezik të shtuar ndaj familjeve apo kandidatëve nga indivitë të lidhur me ideologji ekstremiste.

 

 

Pas sulmit ndaj bashkëshortit të Pelosit, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se një burrë nga Pensilvania ishte shpallur fajtor për kërcënime të shumta me vdekje me telefon kundër kongresmenit demokrat Eric Sëalëell nga Kalifornia. Kërcënuesi kishte thënë se ai do të shkonte në Kapitol me një armë zjarri.

Advertisement

 

 

Autoritetet amerikane zbuluan gjithashtu se sulmuesi i Pelosit ishte i lidhur me organizatën QANON, grupim ky pro Trump që beson se vendi drejtohet nga Deep State.

 

Advertisement

 

Demokratët thonë se vetë demokracia amerikane është në rrezik, për shkak të kandidatëve të shumtë republikanë që kanë refuzuar të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Nga ana tjetër Republikanët pohojnë se pushteti i Biden është bërë i rrezikshëm për demokracinë që nga mënyra sesi ai erdhi në pushtet dhe sesi po e zhvillon politikën e SHBA-se.

 

 

Advertisement

Numri i rasteve që përfshijnë kërcënime ndaj anëtarëve të Kongresit është rritur çdo vit që nga viti 2017. Në tre muajt e parë të vitit 2022, departamenti ka dokumentuar më shumë se 1800 incidente.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy