Frikë nga kërcënimi rus?! Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lufta e ftohtë dhe pushtimi i Krimesë në vitin 2008 nuk i dhanë shtysën e duhur, Finlandës dhe Suedisë për të hequr dorë nga pavarësia e tyre ushtarake, ndërsa lufta ruse në Ukrainë ka bërë që të dyja vendet ta rimendojnë anëtarësimin në NATO.

Deri më tani, Finlanda e ka përjashtuar bashkimin në aleancën ushtarake perëndimore duke u bërë një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit.

 

Por vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe NATO-s janë forcuar, edhe pa qenë ato shtete anëtare. Veçanërisht në Finlandë, ka një ndërgjegjësim në rritje se ky vend është shumë i cenueshëm për shkak të kufirit të tij prej rreth 1300 km me Rusinë.

Advertisement

 

SANNA MARIN

KRYEMINISTRE, FINLANDE

 

Advertisement

“Të gjitha partitë, grupet parlamentare, qeveria dhe presidenti do ta shqyrtojnë këtë mundësi dhe në javët e ardhshme do të marrim një vendim.”

 

Ndërsa Suedia, për më shumë se 200 vjet, nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në ndonjë luftë.Ky neutralitet lejoi që vendi të shpëtonte nga luftërat botërore të shekullit të 20-të.

 

Advertisement

Por si tek fqinjët, atmosfera ka ndryshuar kohët e fundit. Në vjeshtë, do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Suedi dhe çështja e anëtrësimit në NATO është bërë gjithnjë e më e rëndësishme gjatë fushatës, javët e fundit.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklarur se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk do të sillte stabilitet në Evropë. Nëdrsa Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kërcënoi me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy