minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për t’i bërë ballë tërbimit të Vladimir Putinit - Struga.info


Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për t’i bërë ballë tërbimit të Vladimir Putinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për t’i bërë ballë tërbimit të Vladimir Putinit

Suedia dhe Finlanda deklaruan se do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në fushën e sigurisë. Deklarata u bë nga kryeministrja finlandeze Sanna Marin, në një konferencë të përbashkët me homologen suedeze, Magdalene Andersson.

Të dy shtetet, të cilat ndajnë kufi ne Rusinë në Arktik, praktikisht u kërcënuan se i priste i njëjti fat si Ukraina nëse do të bashkoheshin me NATO-n.

Një ditë pasi kishte nisur pushtimi i Ukrainës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës. “Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohet Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy