Fundoset varka me 130 persona, mes viktimave shumë fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundoset varka me 130 persona, mes viktimave shumë fëmijë

Më shumë se 90 njerëz vdiqën dje kur një varkë peshkimi  që ishte e mbingarkuar me 130 pasagjerë u fundos, thanë dje autoritetet lokale.

Një varkë peshkimi me rreth 130 persona hasi në vështirësi ndërsa përpiqej të arrinte në një ishull pranë provincës Nampula, thanë zyrtarët.

“Anija u mbyt sepse ishte e mbingarkuar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë”, tha sekretari shtetëror i provincës veriore të Nampula.

Ai tha se 91 persona kanë humbur jetën dhe se në mesin e viktimave ka shumë fëmijë.

Advertisement

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pesë të mbijetuar dhe po kërkojnë të tjerë, por thanë se kushtet e detit po e bëjnë të vështirë kërkimin, raportuan mediat. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy