Gati ilaçi që ofron imunitet të menjëhershëm kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gati ilaçi që ofron imunitet të menjëhershëm kundër Covid-19

Shkencëtarët britanikë janë duke testuar një ilaç të ri që mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjes tek ata që janë më të ekspozuar ndaj koronavirusit..

Terapia me antitrupa do të jepte imunitet të  menjëhershëm dhe mund të administrohej si një trajtim urgjent për pacientët e shtruar në spital ose për grupet në rrezik. Ilaci u zhvillua nga Spitali i Kolegjit Universitar të Londrës (Uclh) dhe kompania AstraZeneca.

Kokteji i antitrupave mund të garantojë mbrojtje nga koronavirusi për një periudhë midis gjashtë dhe 12 muaj. Nëse miratohet, ai mund të jetë i disponueshëm nga muajit mars-prill.

Mbrojtja e menjëhershme që ilaçi premton, shkruan gazeta britanike The Guardian, mund të luajë një rol kryesor në uljen e ndikimit të virusit derisa të gjithë të vaksinohen.

Advertisement

“Përparësia e këtij ilaçi është se ju garanton antitrupa të menjëhershëm – shpjegon Catherine Houlihan, virologe angleze ndryshe nga vaksina qe do pak kohe qe te jete efektive .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy