Gjashtë skiatorë të zhdukur në Zvicër, moti i keq pengon kërkimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjashtë skiatorë të zhdukur në Zvicër, moti i keq pengon kërkimin

Policia në kantonin Valais të Zvicrës po kërkon për gjashtë persona të zhdukur pasi u larguan nga qyteti alpin Zermatt për të bërë ski.

Gjurmët e skiatorëve u humbën pranë malit Tet Blanche të shtunën, në shtegun Zermatt-Arola, pranë malit Matterhorn, i cili shtrihet midis kufirit zvicerano-italian, tha policia.

“Momentalisht kushtet e motit janë shumë të këqija, gjë që vështirëson shumë punën e ekipeve të emergjencës”, tha policia, pa dhënë informacione të mëtejshme për gjashtë të zhdukurit.

Qyteti i Zermatt është një vendpushim popullor skish dhe tërheq turistë nga e gjithë bota.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy