Gjenden dosje të tjera te Biden/ Dokumentet ishin të klasifikuara, nuk ishin dorëzuar nga Presidenti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjenden dosje të tjera te Biden/ Dokumentet ishin të klasifikuara, nuk ishin dorëzuar nga Presidenti

Te tjera dosje të klasifikuara i janë gjetur presidentit amerikan Joe Biden. Ndërsa grupi i parë i dokumenteve u gjetën në zyrën e mëparshme të presidentit, në një institut kërkimor në Uashington, vendi i grupit të dytë të dosjeve ende nuk është bërë i ditur.

 

Këto dokumente sekrete thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

 

Advertisement

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende komente për grupin e sapo zbuluar.

Ndërsa Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA nisi hetimet ndaj presidentit dhe familjes së tij, duke përfshirë edhe një kërkesë që Shtëpia e Bardhë të dorëzojë dokumentet dhe komunikimet në lidhje me dosjet e klasifikuara.

 

Ligji kërkon që të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ato sekrete, t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar të SHBA-së pas mbarimit të mandatit presidencial.

Advertisement

 

Biden tha të martën se ishte “i befasuar” nga zbulimi i të dhënave dhe po “bashkëpunonte” me shqyrtimin e departamentit të drejtësisë. Ndërkohë, pritet që ai të përballet me një mazhorancë të re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy