Gjermani/ CDU bën thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermani/ CDU bën thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Partia Demokristiane (CDU) përfshin në programin e saj të ri bazë rivendosjen graduale të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në përgjigje të kërcënimit të Rusisë.

Në kongresin e partisë në Berlin, delegatët votuan sot heqjen e pezullimit të rekrutimit, i cili u vendos në vitin 2011.

Sipas rezolutës përkatëse, për shkak të mungesave të theksuara në forcat e armatosura, CDU është pro kthimit gradual në shërbimin ushtarak, në mënyrë që Moska të marrë mesazhin se Gjermania është e vendosur të mbrohet.

Në planin afatgjatë, megjithatë, synimi mbetet vendosja e shërbimit social 12 muaj për të gjithë, siç u vendos në konferencën e mëparshme të CDU-së, sqarohet.

Advertisement

“Ne gradualisht do të tërheqim pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe do ta kthejmë atë në një vit shërbimi të detyrueshëm”, ose në Bundeswehr ose në institucione bamirësie, theksohet në rezolutën e depozituar nga Rinia e partisë.

“Ne jetojmë në një vend i cili, në rast emergjence, nuk mund të mbrohet nga agresioni i jashtëm. Kjo është një situatë e papranueshme. Mbrojtjen e demokracisë sonë nuk duhet t’ia lëmë më parimit të shpresës”, tha kreu i Rinisë Johannes Winkel.

Qeveria federale e ka përjashtuar deri më tani rifutjen e rekrutimit, por ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius së fundmi mbrojti rifutjen e tij për shkak të mungesës së stafit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy