Gjermani: Fatura të larta të energjisë elektrike, gazit dhe naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermani: Fatura të larta të energjisë elektrike, gazit dhe naftës

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur.

Por situata këtë herë është shumë më ndryshe. Pandemia nuk ka marrë ende fund, efektet ekonomike të saj janë duke hequr mënjanë ato shëndetësore janë të jashtëzakonshme. Çmimet e larta të energjisë janë një pjesë e tyre.

Jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën, sepse në radhë të parë ndërlidhet me atë, që ekonomia botërore, megjithë pandeminë në vazhdim, po rimëkëmbet më shpejt se pritej. Me pasojë një rritje të jashtëzakonshme të urisë për energji dhe një kërkesë te fortë për energji çmimet u rriten.

Vetëm çmimi i shumicës tek gazi në Gjermani është rritur këtë vit me 44%. Edhe çmimi i naftës është rritur në nivele të larta duke u dyfishuar brenda një viti. Këto janë lajme të mira, sigurisht jo për shoferët e automjeteve, por për shndërrimin e ekonomisë në drejtim të neutralitetit ndaj klimës.

Advertisement

Sepse kështu duhej të bëhej kthesa energjetike apo jo: lënda e djegshme fosile do bëhej aq e shtrenjtë, sa t’ia vlejë përdorimi i energjisë së rigjenerueshme. Kur energjia e erës, ajo diellore dhe e ujit të jetë alternativa më e lirë, atëherë del vetë jashtë loje energjia prej qymyrit apo gazit. Ky ishte plani, por ai nuk funksionon, sepse ne jemi ende shumë larg kthesës energjetike.

Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë, por për shumicën e vendeve. Ende shumica e njerëzve kanë automjete me motor me lëndë djegëse, ata ngrohin me gaz apo vajguri, dhe nga priza vjen energji elektrike nga qymyri. Kina kërkon të rivendosë në punë 150 miniera qymyri.

Pjesa e energjisë së rigjenerueshme në përdorimin bruto të energjisë në Gjermani është vetëm 17%. Ndërsa në Suedi është 56%.

Ata që duhet të përdorin automjetin, në vitet e ardhshme, duhet të fusin duart thellë në xhepa, ose të blejnë një automjet elektrik të subvencionuar nga shteti. Kreu i Volkswagenit, Diess personalisht ka llogaritur, se do të jetë 50% më e shtrenjtë të përdorësh një automjet me motor djegës se një elektroauto. Edhe ngrohja në dimër do të kushtojë më shumë. Ajo që duhet menduar me urgjencë në Gjermani është nëse rruga e duhur që të ecet përpara me daljen nga energjia e qymyrit me daljen njëkohësisht nga energjia atomike vitin e ardhshëm.

Advertisement

Mbyllja e centraleve bërthamore do t’i kushtonte Gjermanisë emetime shtesë prej 50-70 milionë tonë të dioksidit të karbonit. Zgjerimi i energjive të rigjenerueshme duhet të ecë shumë herë më shpejt përpara, në mënyrë që në perspektivë të vihet nën kontroll kriza energjetike, përndryshe energjia do të bëhet e papagueshme, me pasoja të paparashikueshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy