Gjermania bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid, Merkel: Situata është e rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid, Merkel: Situata është e rëndë

Duke filluar nga shkurti vaksinimi kundër Covid do të jetë i detyrueshëm, sipas një deklarate të kancelares Angela Merkel.

Merkel deklaroi se situata është shumë serioze dhe duhen marrë masa të menjëhershme.

Gjermania gjithashtu do të vendosë kufizime shtesë kombëtare në kontaktet sociale për të pavaksinuarit, të cilët hyjnë në një regjim të veçantë bllokimi. Në të njëjtën kohë, diskotekat dhe klubet duhet të mbyllen nëse numri i rasteve tejkalon një numër të caktuar, tha kancelarja.

Ajo theksoi se qeveritë gjermane kanë rënë dakord për një akt solidariteti për të zvogëluar numrin e rasteve. Austria u bë vendi i parë perëndimor që i bëri të detyrueshme vaksinat, ndërsa Greqia tha se do të bënte të detyrueshme vaksinat për personat mbi 60 vjeç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy