Merkel: Situata e Covid është dramatike, masat aktuale nuk janë të mjaftueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel: Situata e Covid është dramatike, masat aktuale nuk janë të mjaftueshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania nuk është duke bërë mjaftueshëm për të luftuar valën në rritje të infektimeve me COVID-19.

Kjo deklaratë e kancelares vjen në kohën kur ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se spitalet po përballen me vështirësi në disa rajone.

“Ne kemi situatë tepër dramatike. Masat aktuale që janë në fuqi, nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë Merkel, sipas burimeve në një takim të liderëve të partisë në Berlin, transmeton agjencia e lajmeve gjermane dpa.

“Kemi një situatë që tejkalon gjithçka që kemi parë deri tani”, është cituar të ketë thënë ajo. Sipas saj, kufizimet aktuale ndaj personave të pa vaksinuar nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndalur valën e virusit.

Advertisement

Merkel ka vënë theksin te numri i rasteve të reja, që është duke u dyfishuar në 12 ditët e fundit. Sakaq, liderët politikë në këtë shtet janë duke bërë thirrje vazhdimisht për vaksinim.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy