Gjermania e shqetësuar, regjistrohet numri më i lartë i të infektuarve që nga nisja e pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania e shqetësuar, regjistrohet numri më i lartë i të infektuarve që nga nisja e pandemisë

As në Gjermani rastet e reja me koronavirus nuk po njohin rënie. Instituti Robert Koch raportoi në 24 orët e fundit për një shifër rekord të të infektuarve, 16.774.

 

Ky është numri më i lartë i rasteve të reja në Gjermani që nga nisja e pandemisë. Gjithashtu, humbën jetën 89 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 10.272.

 

Advertisement

Duke nisur nga 2 nëntori, Gjermania do të futet në një izolim të lehtë. Aktivitetet që i shërbejnë kohës së lirë dhe argëtimit do të ndalohen, ndërsa në ambientet publike nuk do të lejohen të qëndrojnë persona të tjerë përveç anëtarëve të familjes, maksimumi dhjetë persona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy