Gjermania i jep Ukrainës 40 automjete ”Marder”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania i jep Ukrainës 40 automjete ”Marder”

Gjermania planifikon t’i dorëzojë Ukrainës automjetet luftarake të këmbësorisë, tip ”Marder”, të premtuara në tre muajt e parë të vitit të ri, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.

 

 

”Dorëzimi do të përfshijë 40 automjetet me të cilat mund të pajiset një batalion”, tha ai.

Advertisement

 

 

Sipas ekspertëve, trajnimi i ushtarëve ukrainas të planifikuar në Gjermani për këtë qëllim do të zgjasë rreth tetë javë.

 

Advertisement

 

Pala amerikane do të trajnojë gjithashtu ukrainasit në automjetin e saj luftarak të këmbësorisë ”Bradley”.

 

 

Advertisement

Nuk dihet ende nëse trajnimi do të zhvillohet në SHBA apo në Gjermani.

 

 

SHBA dhe Gjermania i kanë premtuar gjithashtu Ukrainës sistemin raketor të mbrojtjes ajrore ”Patriot” dhe do të trajnojnë ukrainasit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy