Gjermania shtrëngon masat/ Maska e detyrueshme në 11 qytete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania shtrëngon masat/ Maska e detyrueshme në 11 qytete

Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania gjendet në një pikë kthese mbi menaxhimin e pandemisë pasi numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm.

Në këto kushte, Merkel dhe kryetarët e 11 qyteteve më të mëdha të vendit, kanë rënë dakord që të shtrëngojnë masat kundër pandemisë, nëse numri i të infektuarve tejkalon një prag prej 50 rastesh për 100,000 banorë, gjatë një jave. Në një konferencë për shtyp, kancelarja iu drejtua të rinjve duke thënë se ky vendim do t’i shërbejë shmangies së izolimit në shkallë të gjerë.

 

ANGELA MERKEL

Advertisement

KANCELARE E GJERMANISE

 

“Ju lutem mendoni se cfarë është më e rëndësishme për ju. A nuk është shëndeti i familjarëve tuaj, mes tyre edhe gjyshërve? A nuk është prioriteti juaj një edukim dhe karrierë e mirë, të cilat varen nga një ekonomi e shëndetshme. A nuk ia vlen të durojmë edhe pak, të përmbahemi nga festat në mënyrë që të ulet kurba e infeksioneve? Do ti kthehemi sërish festimeve, daljeve jashtë dhe të bërit qejf pa kufizime ndaj koronës. Por tani kanë prioritet të tjera gjëra, të tregohemi syhapur dhe solidarë.”

 

Advertisement

Kufizimet përfshijnë rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkoolit në bare e restorante, si dhe kufizime më të ashpra sa u përket grumbullimeve publike dhe private.

 

Në marrëveshjen e arritur midis bashkive dhe qeverisë federale paralajmërohet, se nëse këto masa nuk e ulin numrin e infektimeve brenda 10 ditëve, masa të tjera kufizuese duke zvogëluar kontaktin publik, do të jenë të pashmangshme.

 

Advertisement

Gjermania është lavdëruar botërisht për menaxhimin e  deritanishëm të situatës pandemike. Vendi numëron rreth 10 mijë të vdekur dhe 315 mijë të infektuar nga COVID – 19. Shkalla në nivel kombëtar prej 11.55 vdekjesh për 100.000 banorë është dukshëm më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 64.74, e Mbretërisë së Bashkuar me 64.8, si dhe shumë vendeve të tjera europiane.

Gjermania shtrëngon masat/ Maska e detyrueshme në 11 qytete shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy