Gjermania u ndalon kategorikisht qytetarëve të saj të udhëtojnë në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania u ndalon kategorikisht qytetarëve të saj të udhëtojnë në Rusi

Ministria Federale e Punëve të Jashtme ka ashpërsuar sot direktivën e saj të udhëtimit për Rusinë dhe tani “kategorikisht” ndalon gjermanët të udhëtojnë në vend.

Ndryshimi, me shtimin e termit “kategorikisht”, u bë i domosdoshëm sipas ministrisë, “për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës, përfshirë rrezikun e arrestimeve arbitrare”, i cili konsiderohet të rritet për shtetasit gjermanë dhe shtetasit me shtetësia e dyfishtë, gjermane dhe ruse.

Më tej, direktiva thekson se në demonstrata dhe tubime publike në të gjithë vendin, dhuna përdoret shpesh nga forcat e sigurisë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy