“Besoj në pastërtinë e tij”, Braimllari: Ilir Meta ka zbatuar gjithmonë ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Besoj në pastërtinë e tij”, Braimllari: Ilir Meta ka zbatuar gjithmonë ligjin

Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus. Ai foli për vendimet e marra në Konventën Kombëtare të Partisë më 27 prill, ku u zgjodh President Ilir Meta dhe zëvendës Presidente Erisa Xhixho.

Ndë të tjera, Braimllari komentoi edhe një arrestim të mundshëm të Ilir Metës. Ai tha se Meta gjithmonë ka zbatuar ligjin, prandaj nuk beson se do të ketë një kushtëzim të tij nga drejtësia.

Braimllari: Nuk besoj se zoti Meta do ketë një kushtëzim nga drejtësia për shkak se është një profil i lartë politik. Nuk ka gjë që kufizon zotin Meta. Po bëmë një ligj antiMeta kjo…unë besoj në pastërtinë e tij. Këtë gjë e kam parë kur kam qenë bashkëpunëtor i tij. Ilir Meta është udhëhequr nga fryma e zbatimit të ligjit dhe këtë këshillë i ka dhënë gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Përballë këtij regjimi duhet një bllok i fortë opozitar./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy