Gjykata dënon me burg opozitarin rus Alexei Navalny

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata dënon me burg opozitarin rus Alexei Navalny

Një gjykatë ruse në Moskë urdhëroi sot dënim me burg prej më shumë se 2 vite e gjysmë për kritikun më të ashpër të Kremlimit, Alexei Navalny, nën akuzat e shkeljes së rregullave të një dënimi me kusht të vitit 2014, gjatë kohës sa po shërohej në Gjermani pas helmimit me një agjent nervor, për çka ai akuzon Kremlinin.

 

Arrestimi dhe dënimi i kritikut më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, sipas opozitarit është i motivuar politikisht.

 

Advertisement

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny bëri kritika të ashpra nga Gjykata në Moskë.

 

Duke folur nga një kafaz qelqi në sallën e gjyqit, zoti Navalny e quajti arrestimin e tij si frikë dhe urrejtje të Presidentit Putin, duke thënë se udhëheqësi rus do të hyjë në histori si një helmues.

 

Advertisement

“Unë e kam ofenduar atë duke i mbijetuar atentatit që ai urdhëroi”, tha Navalny gjatë seancës.

 

“Qëllimi i kësaj seance është trembja e një numri të madh njerëzish. Ju nuk mund të burgosni miliona njerëz. Nuk mund të burgosni gjithë vendin”, tha ai

 

Advertisement

44 vjeçari u arrestua më 17 janar pas kthimit nga Gjermania, ku kaloi rreth pesë muaj, për t’u shëruar pas helmimit me një agjent nervor, për të cilin ai fajëson Kremlinin.

 

Autoritetet ruse i mohojnë akuzat, duke thënë se nuk ka prova të helmimit.

 

Advertisement

Shërbimi i burgjeve të Rusisë kërkoi që Navalny ta vuajë dënimin e vitit 2014 prej tre vite e gjysmë në burg, pasi ai shkeli lirimin me kusht.

 

Alexei Navalny theksoi se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi se dënimi i tij i vitit 2014 ishte i jashtëligjshëm dhe se Rusia i pagoi atij kompensim në përputhje me vendimin.

 

Advertisement

Ai dhe avokatët e tij thanë se ndërsa ai po shërohej në Gjermani nga helmimi, nuk kishte si të regjistrohej personalisht tek autoritetet ruse siç kërkon ligji.

 

“U ktheva në Moskë pasi përfundova trajtimin. Çfarë tjetër mund të bëja”, tha Navalny të martën.

 

Advertisement

“Po luftoj dhe do të vazhdoj edhe pse jam në duart e njerëzve që pëlqejnë shpërndarjen e armëve kimike gjithandej dhe të cilët nuk mërziten për jetën time”, shton ai.

 

Reagimi i DASH pas dënimit të Alexei Navany-t

 

Shtetet e Bashkuara janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga dënimi me burg i Navalny-t duke përsëritur thirrjen për lirimin e menjëhershëm të tij.

Advertisement

 

“Përsërisim thirrjen tonë për qeverinë ruse që menjëherë të lirojnë pa kushte zotin Navalny, si dhe qindra qytetarët rusë të arrestuar padrejtësisht javëve të fundit për ushtrimin e të drejtave të tyre, ku përfshihen liria e shprehjes dhe e drejta për tubim paqësor”, thuhet në reagimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

 

“Ne do të koordinohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për dështimin në respektimin e të drejtave të qytetarëve të saj”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Advertisement

 

Protesta në Rusi në përkrahje të opozitarit Navalny

 

Arrestimi dhe burgosja e kundërshtarit më të shquar të Kremlinit ka shkaktuar protesta në të gjthë vendin dhe reagime nga perëndimi.

 

Advertisement

“E burgosën në kundërshtim me ligjin, për arsye politike. Gjithçka është e qartë. Ata që kanë sy mund ta shohin”, thotë Serbey, protestues.

 

Por jo të gjithë besojnë në pafajësinë e Alexei Navalny-t.

 

Advertisement

“Nuk e respektoj Navalnyn, për mënyrën se si e helmoi veten. Mendoj se gjithçka duhet bërë me mënyra të civilizuara”, thotë Yelena, një qytetare e Moskës që mendon ndryshe.

 

Grupet e pavarura të monitorimit njoftojnë se më shumë se 120 persona u arrestuan të martën pranë ndërtesës ku po zhvillohej seanca.

 

Advertisement

Marina Litvinenko, e veja e ish agjentit rus Alexander Litvenko i cili u vra me helm radioaktiv më 2006, tha se administrata ruse po frikësohet nga zgjerimi i protestave.

 

“Administrata ruse është në panik, ata mund ta ndalnin përshkallëzimin në ditën kur Alexei Navalny erdhi, duke injoruar atë. Mendoj se ashtu nuk do të kishte protesta. Por ata po frikësoheshin. Nuk dinë si të veprojnë ndërsa shohin më shumë njerëz që vendosin të dalin në rrugë”, tha ajo.

 

Advertisement

Vetëm dy ditë më parë policia arrestoi më shumë se 5 mijë e 750 protestues./ VOA

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy