Gjyqtarët britanikë i kërkojnë Londrës të ndalojë shitjet e armëve për Izraelin: Ne mund të jemi bashkëpunëtorë në gjenocid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyqtarët britanikë i kërkojnë Londrës të ndalojë shitjet e armëve për Izraelin: Ne mund të jemi bashkëpunëtorë në gjenocid

Tre ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Britani janë bashkuar me rreth 600 avokatë, gjyqtarë dhe juristë duke i bërë thirrje qeverisë së vendit të ndalojë shitjet e armëve në Izrael, duke besuar se Londra mund të jetë bashkëpunëtore në gjenocidin në Rripin e Gazës.

Kryeministri britanik Rishi Sunak  është nën presion në rritje pasi shtatë punonjës të ndihmës, tre prej tyre britanikë, u vranë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës  në fillim të kësaj jave.

“Sigurimi i ndihmës ushtarake dhe materialit për Izraelin mund ta bëjë Britaninë bashkëpunëtore në gjenocid, si dhe në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar,” thanë gjyqtarët dhe avokatët në letrën e tyre prej 17 faqesh.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka përshkruar akuzat për gjenocid në Rripin e Gazës si “të egra” dhe theksoi “angazhimin e palëkundur (të vendit) ndaj ligjit ndërkombëtar”.

Advertisement

Një nga ish-gjyqtarët, Jonathan Sumption, i tha radiostacionit BBC se ishte i shqetësuar se qeveria britanike dukej se kishte harruar se duhej të parandalonte një gjenocid.

Britania i shet Izraelit pajisje shpërthyese, pushkë sulmi dhe avionë ushtarakë, megjithëse eksportet në Izrael përfaqësonin vetëm 0.4% të totalit të eksporteve ushtarake britanike në vitin 2022.

Avokatët përmendën faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në janar i kërkoi Izraelit të merrte të gjitha masat e nevojshme për të shmangur gjenocidin në Rripin e Gazës.

Sunak i ka rezistuar thirrjeve që Britania të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, duke theksuar se Londra ndjek “një regjim licencimi shumë të kujdesshëm” për eksportet ushtarake, të cilit i përmbahet ende.

Advertisement

Por vdekja e punonjësve të ndihmës ka rritur presionin ndërkombëtar mbi Izraelin, pothuajse gjashtë muaj pas shpërthimit të luftës që filloi pas një sulmi të përgjakshëm nga Hamasi

Më shumë se 33,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës./vizionplus.tvnplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy