
Ajo arriti të ikte nga Kabuli falë transportit ajror italian, pasi iu fsheh për tre ditë talebanëve. Tani ajo është e sigurt, por Zahra Ahmadi , një aktiviste dhe sipërmarrëse afgane 32-vjeçare, nuk e pranon dot fatin e bashkatdhetarëve të saj, 16 milionë gra që kanë mbetur në Afganistan dhe tani janë të shqetësuara.
“Për gratë e Afganistanit të angazhuara në luftën për të drejtat civile, gjëja më e keqe tani është vdekja e shpresës. Në këto ditë, kur jam në gjendje të flas me disa prej tyre, perceptoj një ndjenjë të fortë të pafuqisë dhe dorëheqjes dhe në disa raste ato më rrëfejnë hapur se po mendojnë për vetëvrasje “.
Pak para se talebanët të merrnin pushtetin, ajo kishte marrë pjesë në një demonstratë kundër tyre dhe nga frika e hakmarrjes, ajo jetoi ditë me ankth, e fshehur së bashku me disa miq, derisa falë u evakuua.
“Kur nuk kisha më asnjë shpresë, konsulli italian në Afganistan dhe vëllai im më kontaktuan dhe unë munda të largohem nga vendi im dhe të shpëtoj jetën. Por unë jam e shqetësuar për ata që mbetën. Nëse muret e shtëpive tona bëhen kafazë, kjo është e papranueshme për ne dhe nuk mund të mendojmë për një të ardhme si kjo, pa lirinë që kishim. Më mirë të bëjmë vetëvrasje sesa të qëndrojmë në këto kushte.”