Këshilli Europian: Shumë të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshilli Europian: Shumë të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane

Këshilli Europian, me anë të një deklarate të firmosur edhe nga Shqipëria, ka shprehur shqetësimin mbi situatën e grave dhe vajzave në Afganistan, pasi talebanët morën pushtetin ditën e dielë, me hyrjen në Kabul.

“Jemi shumë të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane, për të drejtët e tyre për arsim, punë dhe lëvizje të lirë. U bëjmë thirrje personave që kanë autoritet në Afganistan që të garantojnë mbrojtjen e tyre.

Gratë dhe vajzat afgane, ashtu si çdo qytetar afgan, meritojnë të jetojnë të sigurt dhe me dinjitet. Çdo formë diskriminimi dhe abuzimi duhet të parandalohet.

Komuniteti ndërkombëtar po qëndron gati për ndihmë humanitare dhe mbështetje, për të garantuar që zëri i tyre të dëgjohet.

Advertisement

Do të monitorojmë afër mënyrën se si qeveria e ardhshme do të garantojë të drejtat dhe liritë, që u bënë pjesë integrale e jetës së grave dhe vajzave në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit”, lexohet në deklaratën e Këshillit të Evropës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy